Lajme
Pas një kohe të gjatë rifunksionalizohet ashensori në QKMF-në e Mitrovicës
- 15/06/2022
- By RTV Mitrovica
Pas një kohe të gjatë në defekt është rregulluar ashensori në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë.
“Mungesa e funksionimit të tij e ka vështirësuar qasjen e pacientëve për marrjen e shërbimeve shëndetësore në katet e sipërme të QKMF-së, veçanërisht personave të moshuar dhe atyre me nevoja të veçanta”, thonë nga drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës.
Riparimi i ashensorit është realizuar me mjetet e buxhetit komunal për shëndetësi dhe përveç riparimit dhe ri funksionalizimit është siguruar edhe mirëmbajtja teknike e tij.
Veç kësaj, nga Drejtoria për Shëndetësi thonë se janë duke punuar në një projekt të përbashkët me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë për rregullimin e pjerrinave në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare, me qëllim të krijimit të qasjes më të lehtë të personave me nevoja të veçanta.
Drejtori për Shëndetësi, Fahri Shabani, ka thënë se stafi i tij, menaxhmenti i QKMF-së dhe të gjithë punëtorët shëndetësorë të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Mitrovicës mbeten të përkushtuar që përpos ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, të mundësojnë edhe qasje të lehtë në institucione shëndetësore për të gjithë qytetarët që i shfrytëzojnë këto shërbime