Lajme

Panairi i Shkencës dhe Kulturës, aktivitet i rëndësishëm për nxënësit mitrovicas

  • 29/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

“Aktivitet të rëndësishëm për nxënësit” e ka cilësuar Kryetari Bedri Hamza, Panairin e Shkencës dhe Kulturës të organizuar nga gjimnazistët e Mitrovicës.

Gjatë vizitës që i bëri panairit Hamza tha se këtu dëshmohet puna e madhe e mësimdhënësve dhe shpaloset dija dhe niveli i njohurive të nxënësve tanë, ndërsa shtoi se arsimi do të gëzoj mbështetjen e ti maksimale.

“Në vazhdimësi do të investohet në infrastrukturën shkollore për një edukim sa më cilësor dhe një të ardhme më të ndritur për të gjithë fëmijët e qytetit të Mitrovicës” ka thënë Hamza.

Panairi i Shkencës dhe Kulturës është një aktivitet tashmë tradicional që nga nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Gjimnazi I Mitrovicës është shkolla e parë publike e cila ka organizuar “Panairin e Shkencës dhe Kulturës” që nga viti 2006.
Ky panair sivjet u organizua me përkrahjen financiare të Drejtorisë së Arsimit respektivisht Komunës së Mitrovicës.