Lajme
Organizohet Java Botërore e Imunizimit në Mitrovicë
- 26/04/2023
- By RTV Mitrovica
Organizohet Java Botërore e Imunizimit në Mitrovicë
Organizata Action for Mothers and Children (AMC) në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi po shënojnë “Javën Botërore të Imunizimit” me moton “Zëre hapin (“Catch-up”), përmes organizimit të aktivitetit promovues në rëndësinë e vaksinimit për shëndetin e fëmijëve prej 0-18 vjeç.
Java Botërore e Imunizimit promovon arsyen themelore se imunizimi i çdo fëmije është jetik për një jetë të gjatë e me shëndet të plotë.
Zbatimi i programit do të realizohet me përkrahjen e personelit shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, në kuadër të AMC-së në partnerititet me IKSHPK – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, UNICEF -it dhe me përkrahjen e USAID-it.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, theksoi se vaksinimi është njëra ndër mundësitë më të mira për mbrojtjen e shëndetit të femijëve nga sëmundjet potencialisht të dëmshme.