Lajme

Organizata “Qatar Charity” zotohet të përkrah Komunën e Mitrovicës me projekte në Arsim, Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Bujqësi

  • 16/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, z. Esam Abdelaziz Dabab, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellët, me ç’ rast përfaqësuesit e organizatës “Qatar Charity” u zotuan se do të përkrahin Komunën e Mitrovicës me projekte konkrete në Arsim, Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Bujqësi.
Ata kanë diskutuar edhe për finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Mitrovicës dhe “Qatar Charity”, ku objektivi i këtij memorandumi është shpërndarja e 200 pakove me artikuj ushqimorë dhe mbulesa dimërore (200 jorgan dhe 400 batanije), për familjet që jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe asistencë sociale.
Kryetari Bedri Hamza ka falënderuar organizatën në fjalë për përkrahjen e dhënë për Komunën e Mitrovicës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit për projekte të cilat do të konkretizohen dhe të implementohen në vitin 2022.