ARKIV

Organizata Humanitare “Islamic Relief Kosova” e gatshme të mbështesë me projekte Komunën e Mitrovicës

  • 06/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës ”Islamic Relief Kosova”, Albulena Gashi Hajrullahu, menaxhere e programit për Kosovën si dhe Blerim Gashi, menaxheri i prokurimit në këtë organizatë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim mbështetjen e fermerëve me pajisje bujqësore.

Me këtë rast, kryetari Hamza, ka falënderuar organizatën ”Islamic Relief Kosova”, për kontributin e madh që kjo organizatë ka dhënë në zbutjen e problemeve sociale në Kosovë, me theks të veçantë për Mitrovicën e cila do të jetë përfituese e projekteve në fushën e bujqësisë por edhe të projekteve të cilat do të përmirësojnë mirëqenien sociale të qytetarëve.

Ndërsa, përfaqësuesja e ”Islamic Relief Kosova”, Albulena Gashi Hajrullahu, më tutje ka shpalosur edhe projektin dimërorë të kësaj organizate, ku shumë familje me kushte të rënda ekonomike do të përfitojnë pako ushqimore dhe pajisje shtëpiake.

Në fund të takimit kryetari Hamza dhe përfaqësuesit e Islamic Relief Kosova , u shprehën të gatshëm në forcimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të cilat sigurojnë mirëqenie më të mirë për qytetarët e Mitrovicës.