Lajme
Organizata gjermane “Help Kosovo” dhe Fondacioni ”Z Zurich” u del në ndihmë të prekurve nga vërshimet
- 07/06/2023
- By RTV Mitrovica

Organizata gjermane “Help Kosovo” dhe Fondacioni ”Z Zurich” u del në ndihmë të prekurve nga vërshimet
Organizata “Help – Hilfe zur Selbsthilfe Kosovo” dhe Fondacioni “Z Zurich” sot kanë bërë dhurimin e pajisjeve elektro- shtëpiake për 28 familje të cilat janë prekur nga vërshimet në Mitrovicë.
Me rastin e dhurimit të këtyre pajisjeve mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, z.Elvis Feka dhe përfaqësuesja nga “Z Zurich Foundation”, znj.Afërdita Gjoklaj.
Ky donacion përmbante mjete elektrike shtëpiake si: frigorifer, shporet elektrik, shporet me dru dhe rrobalarëse.
Drejtori z.Feka ka falënderuar organizatën gjermane “Help” dhe Fondacionin “Z Zurich” për ndihmën e dhënë ndaj këtyre familjeve, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.