Lajme
OJQ “Mundësia” dhe OJQ “SHMGGRM” do të mbaj festivalin e artizanateve dhe ushqimeve tradicionale
- 16/08/2022
- By RTV Mitrovica
OJQ “Mundësia” dhe OJQ “SHMGGRM” do të mbaj festivalin e artizanateve dhe ushqimeve tradicionale
Shoqata Multietnike e Grupeve të Grave të Rajonit të Mitrovicës në bashkëpunim me OJQ “Mundësia” do të organizojnë festivalin e artizanateve dhe ushqimeve tradicionale.
Ky festival ka karakter promovues dhe shitës, i cili do të hapet nesër ditë e mërkurë me datë 17.08.2022, duke filluar nga ora 18:00 dhe do të qëndroj i hapur deri në ora 23:00, në sheshin e qytetit “Isa Boletini”.
Festivali i artizanateve dhe ushqimeve tradicionale po organizohet në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës” dhe është mbështetur financiarisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në thirrjen e fundit publike.
Pjesëmarrësit në këtë festival do të kenë mundësinë të praktikojnë poçarinë, endjen me vek, punime nga druri, thurje dhe gatime të ndryshme tradicionale.