Lajme

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare e gatshme të bashkëpunoj me Komunën e Mitrovicës

  • 17/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare e gatshme të bashkëpunoj me Komunën e Mitrovicës

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, si dhe drejtori i Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka, kanë pritur në takim përfaqësueset e Odës Ekonomike Gjermano- Kosovare, Sytrime Dervisholli dhe Iman Sejrani.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar që do të organizohet për herë të parë në Prishtinë në muajin Korrik. Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe OEGJK-së.