Lajme
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka organizuar “Mbrëmjen e Hotelierisë” në Mitrovicë
- 17/02/2022
- By RTV Mitrovica
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka organizuar “Mbrëmjen e Hotelierisë” në Mitrovicë
Hotelieria e Mitrovicës në bashkëpunim me Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kanë organizuar “Mbrëmjen e Hotelierisë”, në Mitrovicë.
Në këtë aktivitet, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, kryesuesja e kuvendit komunal, Vesa Broja, si dhe drejtori i DMSH-së, Bahtir Maxhuni.
Gjatë kësaj mbrëmje nga hotelierët janë paraqitur disa nga sfidat dhe vështirësit me të janë përballur gastronomet, sidomos nga masat e aplikuara për parandalimin e virusit Covid-19.
Nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës janë ndar edhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në avancimin e gastronomisë, hotelerisë dhe promovimin e kuzhinës shqiptare.