Lajme

Njoftim për qytetarët

  • 21/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “UNITETI” njofton se nga data 1 Mars nuk do t’i mbledhin më mbeturinat që vendosen në trotuare apo përballë bizneseve. Kjo sepse ato konsiderohen deponi ilegale dhe hudhja e tyre aty është e dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.

“Secili qytetarë duhet patur parasysh faktin se KRM “UNITETI” obligim ligjor dhe kontraktual, e ka vetëm menaxhimin e mbeturinave të vendosura në kontejner. Andaj përmes këtij njoftimi kërkojmë nga qytetarët që mbeturinat e vendosura në trotuare pranë bizneseve të tyre, tani e tutje t’i vendosin në hapësirat e përcaktuara për mbeturina, përkatësisht në kontejnerët më të afërt.”

Në rast se pas datës 01 Mars të këtij viti vazhdohet të vendosen mbeturinat në trotuare apo hapësirat para bizneseve, KRM “Uniteti” Sh.A. – Mitrovicë apelon tek drejtoria e Inspeksionit e komunës së Mitrovicës që të zbatoj ligjin duke shqiptuar gjobat e përcaktuara.

“Me mirëkuptim kërkojmë nga qytetarët të respektojnë këtë njoftim dhe të veprojnë në bazë të tij,” thuhet në njoftimin e kompanisë.