Lajme

Njoftim për ndalim qarkullimi me makina!

  • 17/09/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës e sidomos banorët e lagjes afër Palestrës sportive “Minatori” në Mitrovicë se për shkak të një ndeshje ndërkombëtare të hendbollit e cila do të zhvillohet në këtë palestër, të mos parkojnë automjetet e tyre në hapësirën për rreth palestrës sportive, nga ora 09:00 të datës 18.09.2021 deri në
ora 22:00, të datës 19.09.2021.

Automjetet e parkuara në këtë zonë janë njoftuar me datën 17 Shtator gjatë tërë ditës me njoftim të shkruar për ndalimin e parkimit me datat dhe kohën e lartcekur kështu që automjetet të cilat gjenden të parkuara në zonën dhe kohen e caktuar do të largohen me kompaninë për tërheqjen e automjeteve ndërsa shpenzimet do ti bartin pronarët e automjeteve.