Lajme
Njoftim për Dëgjimet Buxhetore
- 12/07/2022
- By RTV Mitrovica
Njoftim për Dëgjimet Buxhetore
Duke u bazuar në detyrimin nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit Nr. 03/L-48 dhe në pajtim me procedurat e parapara me Qarkoren Buxhetore 2023/01, ju njoftojmë për zhvillimin e procesit buxhetor komunal. Pas shqyrtimeve të kërkesave fillestare për planifikimin dhe aprovimin e KAB-it Komunal 2023-2025, jemi të obliguar t’i mbajmë Dëgjimet Publike me qytetarë për Draft-buxhetin e vitit 2023 dhe parashikimet për 2024 dhe 2025.
Për përpilimin dhe planifikimin e Draft-buxhetit të vitit të 2023 – 2025, ne si Organizatë Buxhetore rekomandojmë t’i mbajmë tetë dëgjime buxhetore, por duke dashur që rrjedha e planifikimit te buxhetit të jetë sa më transparente dhe të mos anashkalojmë qytetaret duke përfshirë kështu po thuajse të gjitha strukturat, resorët dhe grupet e interesit të qytetareve në teren dhe në objektin e Komunës, që të kenë mundësi për t’ i adresuar kërkesat dhe prioritetet e tyre.
Dëgjimi i parë publik planifikohet të mbahet me dt. 20.07.2022 dhe do të përfundoj me dt. 28.07.2022.
Nga këto dëgjime buxhetore me qytetarë presim një numër të madh të kërkesave, të cilat me përpikëri dhe kujdes të veçantë do t’i evidentojmë dhe secilën prej tyre bazuar në mundësit buxhetore do t’i trajtojmë dhe do të u japim prioritet duke i listuar në listën e projekteve kapitale të Draft-Buxhetit Komunal për vitet 2023-2025.
Bashkangjitur e gjeni Orarin e Dëgjimeve Buxhetore me qytetarë për planifikimin e Draft-Buxhetit për vitet 2022-2025 me Nr. Prot. 04-400/01-0063442/22 dt.
08.07.2022.