Lajme
Njoftim nga Drejtoria për Shëndetësi
- 07/05/2023
- By RTV Mitrovica

Njoftim nga Drejtoria për Shëndetësi
Drejtoria për Shëndetësi dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” njoftojnë të gjithë qytetarët e lagjes Ilirida, se Qendra e Mjekësisë Familjare në Iliridë, prej datës 08.05.2023, nuk do të ofrojë shërbime shëndetësore prej një periudhe të caktuar kohore.
Kjo vije si rezultat i ndërtimit të objektit të ri të QMF-Iliridë, objekt ky i cili do të ndërtohet në parcelën e njëjtë ku ndodhet objekti i vjetër.
Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Iliridë, do të jetë një QMF moderne, duke plotësuar të gjitha standarde shëndetësore bazuar në Udhëzimin Administrative për objektet e shëndetësisë primare.
Ky projekt do të realizohet si rezultat i marrëveshjes për bashkëfinancim mes Komunës së Mitrovicës dhe organizatës Qatar Carity në vlerë prej 370,000.00 euro
Deri në fillimin e punës së QMF-së së re, qytetarët e Iliridës, shërbimet shëndetësore do t’i marrin në qendrat e tjera shëndetësore, të cilët i kanë më afër si: QKMF, QMF Bair-2(afër Stacionit të Autobusëve), QMF- Zhabar si dhe AMF- Fidanishtë.
Ndërsa të gjithë qytetarët të cilët furnizohen me insulinë, njoftohen që për përshkrimin e recetës për furnizimin me insulinë duhet ta bëjnë në AMF- Fidanishtë, për shkak që në këtë qendër ndodhen kartelat e tyre shëndetësore.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, ju falënderojnë për mirëkuptim!