Lajme

Njoftim nga Drejtoria për Inspekcion

  • 01/08/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Njoftim nga Drejtoria për Inspekcion

Drejtoria e Inspekcionit duke u bazuar në ligjin nr. 03/L-181 “Për Inspektoratin e Tregut”, Ligjin nr. 06/L-034, “Për mbrojtjen e Konsumatorit”, neni 27, paraqet këtë njoftim:

Subjektet ekonomike, respektivisht Operatorët Taxi të cilët operojnë në Komunën e Mitrovicës duhet të vendosin çmimet për shërbim në hapësirën e cila është e qasshme për konsumatorë.
Po ashtu, çmimet e ekspozuara duhet të jenë të çarta, të dukshme dhe lexueshme për konsumatorë.

Në rast se operatorët ekonomik nuk i zbatojnë dispozitat e cekura më lartë, Drejtoria për Inspekcion do të jetë e obliguar që jo vetëm të shqiptojë masa ndëshkuese konform ligjeve dhe rregulloreve, por do të ndërmarr edhe masa ligjore duke ndaluar zhvillimin e veprimtarisë së biznesit, deri në eliminimin e parregullsive në tërësi.