Lajme
NJOFTIM NGA DREJTORIA PËR BUXHET DHE FINANCA
- 29/09/2023
- By RTV Mitrovica

NJOFTIM NGA DREJTORIA PËR BUXHET DHE FINANCA
Të nderuar qytetarë të Komunës së Mitrovicës.
Ju njoftojmë që afati ligjor për pagesën e këstit të dytë të Tatimit në Pronë është data 30 shtator. Por, meqenëse kjo datë është ditë fundjave atëherë të gjithë tatimpaguesit të cilët ende nuk e kanë kryer obligimin e tyre, mund ta kryejnë pagesën deri më 02.10.2023 (E hënë).
Informacion shtesë;
Masat ndëshkuese, kamata dhe dënimi në borxhe aplikohen nga muaji Tetor. Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga ana e juaj të kryeni obligimet e juaja ndaj Komunës, për të evituar gjobën prej 10% të këstit të dytë si dhe interesin prej 0.65% në muaj.