Lajme
Njoftim nga Drejtoria Komunale e Arsimit lidhur me mbajtjen e Testit të Arritshmërisë 2023
- 04/07/2023
- By RTV Mitrovica

Njoftim nga Drejtoria Komunale e Arsimit lidhur me mbajtjen e Testit të Arritshmërisë 2023
Testi i Arritshmërisë mbahet me datat 04 korrik dhe 11 korrik 2023, ku iu nënshtrohen semimaturantët e 29 shkollave të Mesme të Ulëta të Mitrovicës, 3 prej tyre të pjesës veriore (nxënësit e shkollave të Çabrës, Bistricës dhe Boletinit) dhe 1,(nxënësit e Lidership Akademi), me gjithsej 1059 semimaturantë.
Testi i Arritshmërisë mbahet në objektet e shkollave fillore të ulëta dhe të mesme të larta të qytetit.
Administrimin e bëjnë mësimdhënësit e shkollave fillore të ulëta, ndërsa mbikëqyrjen e bëjnë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta të komunës sonë.
DKA-ja i ka kryer të gjitha përgatitjet teknike me përpikëri.
Testi fillon nga ora 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Janë gjithsej 9 qendra testimi.
Për Qendrën nr. 1 testi mbahet në SHMLE “Hasan Prishtina”
Për Qendrën nr. 2 testi mbahet SHMLM “Xheladin Deda”
Për Qendrën nr. 3 testi mbahet SHMLM “Xheladin Deda”
Për Qendrën nr. 4 testi mbahet SHFMU “Ismail Qemali”
Për Qendrën nr. 5 testi mbahet SHFMU “Migjeni”
Për Qendrën nr. 6 testi mbahet SHFMU ”Migjeni”
Për Qendrën nr. 7 testi mbahet SHMLT “Arkitekt Sinani”
Për Qendrën nr. 8 testi mbahet SHMLT “Arkitekt Sinani”
Për Qendrën nr. 9 testi mbahet SHMLT “Arkitekt Sinani”
Komisioni nga MASHTI: 9 monitorues
DKA-ja: 9 monitorues
Drejtorë shkollash: 5 monitorues
Administrues: 85 (ndërsa 18 janë rezervë)
Mbikëqyrës: 22 (ndërsa 18 janë rezervë)