Lajme

Njoftim nga Drejtoria e Inspekcionit

  • 28/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Njoftim nga Drejtoria e Inspekcionit

Drejtoria e Inspekcionit njofton të gjitha subjektet afariste se e kanë të ndaluar vendosjen e kiosqeve, frigoriferëve, stendat e hapura lëvizëse, lodrat për fëmijë gjeneratorët statik e gjësende tjera të cilat i vendosin pa leje në hapësira publike.

Po ashtu sipas Drejtorisë së Inspekcionit të gjitha këto pajisje për të cilat subjektet afariste nuk posedojnë leje, nga data 04.04.2022, do të sekuestrohen dhe ndaj përfaqësuesve të subjekteve afariste do të ndërmerren masa konform ligjit.