Lajme
Njoftim me rëndësi për qytetarët rreth bllokimit të segmentit rrugor në rrugën ”Mbretëresha Teutë” për shkak të punimeve intensive
- 03/10/2023
- By RTV Mitrovica

Njoftim
Njoftim me rëndësi për qytetarët rreth bllokimit të segmentit rrugor në rrugën “Mbretëresha Teutë” për shkak të punimeve intensive.
Segmenti i rrugës që do të jetë i bllokuar është nga kryqëzimi i rrugës “Ukshin Kovaqica” e deri te udhëkryqi i rrugës “Ahmet Selaci”. Bllokimi do të vazhdojë deri në përfundim të punimeve.
Ju lutemi të keni kujdes dhe të planifikoni lëvizjet në komunikacion duke marrë parasysh këtë bllokadë. Ju rekomandojmë që të përdorni rrugë alternative për të shmangur vonesat e mundshme.
Për më shumë informacion mbi kohën e pritshme të përfundimit të punimeve do të njoftoheni me kohë.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.