Lajme
NJOFTIM- Drejtoria e Administratës së Përgjithshme
- 07/03/2022
- By RTV Mitrovica
NJOFTIM- Drejtoria e Administratës së Përgjithshme
Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë që sipas Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr.01/2022 për Dokumentet e Gjendjes Civile, që ka hyrë në fuqi me datën 28.02.2022, nga Ministria e Punëve të Brendshme, parashihen ndryshime rreth lëshimit të dokumenteve për përdorim brenda vendit.
Me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ, dokumentet e gjendjes civile, për përdorim brenda vendit lëshohen në letër të bardhë standarde të formatit A4, ndërsa dokumentet e gjendjes civile për përdorim jashtë vendit lëshohen në letër të veçantë sipas specifikave të përcaktuara nga Agjencia e Regjistrimit Civil.