Lajme
Një rast i dyshimt për linë e majmunëve në Kosovë
- 04/06/2022
- By RTV Mitrovica
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës përkatësisht Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar për një rast të dyshimt me linë e majmunëve në vendin tonë.
Bëhet fjalë për një person (1953) nga komuna e Dragashit i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.
Personi thuhet se është në gjendje stabile ndërsa priten rezultatet e analizave laboratorike për të vertetuar nëse bëhet fjalë për linë e majmunëve.
“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.
Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile.
Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.
Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara.
Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile”, thuhet në komunikatën e MSH-së.