Lajme

Mitrovicë: mbyllet lokali se bëri shumë zhurmë

  • 08/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Për shkak të prishjes së qetësisë publike një lokal nate në Mitrovicë është mbyllur përkohësisht nga inspektorati komunal.

Kjo ndodhi derisa inspektorët po kontrollonin bizneset për respektimin e orarit të punës dhe për nvelin e zhurmës së shkaktuar nga ana e tyre.

“Gjatë inspektimeve të kryera, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, është bërë mbyllja e një lokali të natës ku si pasojë e zhurmës është shkaktuar prishje e rendit dhe qetësisë publike,” kanë thënë nga Komuna e Mitrovicës.

Drejtori i Inspeksionit në Komunë, Valon Brahimi, ka thënë se ditëve të fundit ka pranuar disa ankesa dhe shqetësime të ngritura nga qytetarët e Mitrovicës, lidhur me zhurmën që po shkaktohet nga lokalet e natës duke u kthyer kështu në burim shqetësues për rendin dhe qetësinë e qytetarëve.

“Do të ketë kontrolle edhe më të rrepta në këto lokale të cilat nuk e respektojnë rendin dhe qetësinë publike, ashtu siç është paraparë me dispozita ligjore,” ka shtuar tutje Brahimi.