Lajme

“Një Jetë në Gajtan” hapet sot në Mitrovicë

  • 20/12/2024
  • By RTV Mitrovica
"Një Jetë në Gajtan"
Share
“Një Jetë në Gajtan” hapet sonte në Muzeun e Mitrovicës .
Eskspozita Etnologjike që shpalosë trashëgiminë kulturore materiale përmes mjeshtërisë së punës së dorës në tekstil, realizohet nga Fondacioni Dhemetra, në bashkëpunim me Muzeun e Mitrovicës.
Kjo ekspozitë ndriçon artizanatin tradicional të rajonit të Mitrovicës gjatë shekujve XIX-XX, duke prezantuar një koleksion të pasur jelekësh, mintanesh dhe dallamesh të punuara me gajtan, të mbledhura për dekada në Muzeun e Mitrovicës.
Gajtani në veshjet e ekspozuara pasqyron rolet shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke i dhënë koleksionit një kuptim që shkon përtej funksionit të tij si veshje.
Një Jetë në Gajtan
Ekspozita “Një Jetë në Gajtan” hapet nga ora 20:00 në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë.
Kuratore e ekspozitës është Nora Prekazi Hoti, menaxhere projekti Fitore Bala Bucaliu, Dizajnere e ekspozitës Era Buza/ APPARAT Studio ndërsa etnologe Drita Statovci, Lumnije Kadriu dhe Zanita Halimi.