Lajme

Një delegacion nga Shqipëria vizitojnë Komunën e Mitrovicës

  • 17/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza, sot ka pritur në takim Delegacionin nga Shqipëria, i kryesuar nga zv. ministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Republikën e Shqipërisë, znj.Vilma Bello.

Në përbërje të këtij delegacionit ishte edhe Këshilli i Bashkisë së Vlorës me pjesëmarrës z.Flamur Mamaj, Prefekt i Qarkut të Vlorës, z.Ervis Moçka, kryetar i Qarkut të Vlorës, zv.kryetarja e Këshillit të Bashkisë, znj.Jonela Halili, si dhe anëtarët e tjerë të këtij këshilli.

Arsyeja e kësaj vizite ndërlidhet me festën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku mes tjerash diskutuan për një varg temash për bashkëpunimin ndërmjet Mitrovicës dhe Vlorës.
Në emër të delegacionit, zv. ministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, znj.Bello, e uroi kryetarin z.Hamza për përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, si dhe shprehi gatishmërinë për ta intensifikuar marrëdhënien dhe bashkëpunimin në punë të përbashkëta.

Ndërsa kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, ka falënderuar zv.ministren znj.Vilma Bello dhe delegacionin e Këshillit të Bashkisë Vlorë për vizitën e realizuar në Komunën e Mitrovicës dhe për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellët.