Lajme
Një delegacion i komunës Bajram Pasha vizituan Mitrovicën
- 16/12/2022
- By RTV Mitrovica
Një delegacion i komunës Bajram Pasha vizituan Mitrovicën
Kryetari i Komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e BIK-ut në Mitrovicë, Enis Rama, ka pritur në një takim delegacionin nga Bashkësia Islame (BI) e Komunës Bajram Pasha të Stambollit të Turqisë, në krye me myftiun z. Rexhep Eren, imamin e xhamisë, z.Hakki Vatansever si dhe z. Xhemajl Gyler.
Në ketë takim kryetari z. Hamza falënderoj delegacionin turk për vizitën e bërë, duke çmuar lartë bashkëpunimin e shtetit të Turqisë me Republikën e Kosovës si në nivelin nacional ashtu edhe në atë lokal.
Gjatë këtij takimi kryetari Hamza njoftoi mysafirët nga Turqia me gjendjen aktuale në komunën e Mitrovicës dhe për miqësinë tradicionale me shtetin dhe komunat turke.
Ndërsa, nga mysafirët është potencuar se institucionet qendrore dhe lokale në Turqi kanë raporte vëllazërore me Kosovën, andaj janë të interesuar që të thellojnë bashkëpunimin dhe të ndihmojnë për realizimin e projekteve të ndryshme në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës.