Lajme
Nis rregullimi i Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë
- 12/05/2024
- By RTV Mitrovica

Kanë filluar punimet për transformimin e Stacionit të Autobusve në Mitrovicë.
Kjo ndërtesë ka qenë në harresë për më shumë se 30 vite pa asnjë investim ka thënë nënkryetari i Komunës, Arian Tahiri gjatë vizitës që i bëri fillimit të punimeve.

“Qëllimi është të kthehet ky stacion në një qendër moderne dhe funksionale, të pajisur me të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët dhe për të rritur atraktivitetin e qytetit të Mitrovicës”, ka shtuar Tahiri.
