Lajme

Nis aksioni për mbjelljen e 10 mijë fidaneve në Shalë të Bajgorës

  • 24/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Rreth 60 vullnetarë iu bashkuan të dielën aksionit për mbjelljen e fidaneve në Kaqandoll të Shalës së Bajgorës.

Ky aksion është organizuar nga rrjeti i organizatave lokale (LoCAF) në bashkëpunim me UN Habitatin, Sustainability Leadership Kosovo, Komuna e Mitrovicës, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Komisioni Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Aktiviteti pritet të përfundoj me mbjelljen e 10 mijë fidaneve në këtë zonë.

“Mbrojtja e pyjeve nga shpyllëzimi dhe degradimi është mbrojtja jonë më e mirë në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike dhe shmangien e krizës së vazhdueshme të biodiversitetit”, ka thënë Drjetori për Mjedis në Komunën e Mitrovicës Egzon Sadiku.

Përveq Sadikut aksionit iu bashkua edhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Ndryshe aksioni për mbjelljen e fidaneve në Shalë të Bajgorës, në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës do të vashdoj edhe të hënën.