Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Nga sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal — RTV Mitrovica
Lajme

Nga sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

  • 01/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Nga sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Drejtoria për Shëndetësi, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës, që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare është furnizuar me vaksinat kundër gripit sezonal.

Grupet me prioritet për tu vaksinuar janë;
Personat mbi moshën 65 vjeçare,
Personat me sëmundje kronike,
Punëtorët shëndetësor,
Gratë shtatzëna
Fëmijët me imunitet të dobësuar.

Vaksinimi ka filluar sot dhe vaksinat mund të merren në Njësinë e Vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” si dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare në: Iliridë, Bair 1, Bair 2, Zhabar, Vaganicë, Shupkovc, Bare, Stantërg, Tunel i Parë si dhe në Ambulantat e Mjekësisë Familjare: Gushavc, Kodra e Minatorëve, Kçiq i Madh dhe në Fidanishte.

Luteni që me vete të keni letërnjoftimin apo ndonjë dokument tjetër identifikues, si dhe shërbimin ta merrni në qendrën tuaj.