Lajme

Nga e hëna qytetarët e Mitrovices mund t’i marrin vërtetimet pas shërimit nga virusi Covid-19

  • 28/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Valon Brahimi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, sot kanë pritur në takim koordinatorin regjional të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Mitrovicë, z. Xhemajl Dervishi.

Qëllim i këtij takimi ishte koordinimi lidhur me lëshimin e vërtetimeve për qytetarët të cilët shërohen nga virusi Covid-19.

Nga ky takim ata u dakorduan që inspektorët sanitar të AVUK-ut të kryejnë shërbimet me vule dhe protokoll të tyre, ndërsa Drejtoria e Inspekcionit të jap në dispozicion një zyre në afat prej 2 muajsh, kurse Drejtoria e Shëndetësisë të përkujdeset për mbikëqyrjen e listës së të shëruarve.

Ndërkaq vërtetimet pas shërimit me virusin Covid-19 qytetarët mund t’i marrin në objektin e Komunës së Mitrovicës, zyra nr. 83, kati i katërt.