Lajme

Nënshkruhet marrëveshja që mundëson mbështetjen e edukimit të hershëm në Komunën e Mitrovicës

  • 28/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Një marrëveshje partneriteti është nënshkrua të enjtën në Mitrovicë ndërmjet Save the Children – Kosovë, Drjtorisë Komunale të Arsimit, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës

Kjo marrëveshje është bërë me qëllim të realizimit të aktiviteteve në kuadër të projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme në Kosovë – Save the Children – Italia”, e cila mundëson mbështetjen e edukimit të hershëm në Komunën e Mitrovicës deri më 31 dhjetor 2024.

Ky projekt do implementohet në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Shaban Idrizi” në Zhabar, në të cilën Save the Children do të investojë në rregullimin e një qendre/klase për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, të cilët do të qëndrojnë në shkollë sipas një orari.

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Drita Ibrahimi, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Drita Kadriu dhe nga përfaqësues të Save the Children në Kosovë, të cilët u shprehën të kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit në të mirë të të gjithë fëmijëve të Komunës së Mitrovicës.

Sipas marrëveshjes do të ofrohen edhe trajnime për ngritjen e kapaciteteve të edukatorëve/eve parashkollorë/e dhe profesionistëve shëndetësorë mbi higjienën gjinore- sensitive dhe praktikat e shëndetshme të të ushqyerit dhe në qasjen pedagogjike me fëmijën në qendër.