Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për investime 1.1 milion euro në rregullimin e infrastrukturës ne zonën ekonomike ne Frashër

  • 25/03/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënshkruhet marrëveshja për investime 1.1 milion euro në rregullimin e infrastrukturës ne zonën ekonomike ne Frashër

Kryetari i Komumës z.Bedri Hamza i shoqëruar nga drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim z.Elvis Feka dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari, sot nënshkruan marrëveshjen për financim të fazës së parë për ndërtimin e infrastrukturës në Zonën Ekonomike në Frashër në vlerë 1,100,000.00€

Kryetari Hamza u shpreh i lumtur për marrëveshjen e arritur dhe potencoi se parku industrial do të ofrojë më shumë hapësirë për bizneset tona dhe së shpejti do të jetë në shërbim të tërheqjes së investimeve, krijimit të vendeve të punës dhe avancimit industrial me nxitje e diversifikim të eksporteve.