Lajme

Nënshkruhen kontratat për projekte inovative në fushën e turizmit të qytetit të Mitrovicës

  • 29/05/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënshkruhen kontratat për projekte inovative në fushën e turizmit të qytetit të Mitrovicës

Sot janë nënshkruar kontratat me përfituesit e thirrjeve publike në fushën e turizmit për projekte inovative në hapësira publike me ç’rast ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të sektorit turistik në Mitrovicë.

Kjo iniciativë synon të sjellë vlerë shtesë për qytetin, duke ndihmuar në rritjen e atraksioneve dhe në promovimin e qytetit si një destinacion tërheqës për vizitorët.

Projektet e përkrahura do të shërbejnë si një stimul për zhvillimin e turizmit në Mitrovicë, duke sjellë inovacion dhe kreativitet në fushën turistike.

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z. Elvis Feka, ka shprehur falënderimin dhe përkushtimin për të vazhduar të përkrahë organizatat për bashkëpunimin e tyre në këtë fushë.

“Shtimi i fondit të përkrahjes për projektet e turizmit tregon një vizion të qartë për të rritur potencialin turistik të Mitrovicës dhe për të krijuar një ambient të favorshëm për zhvillimin e bizneseve të turizmit në qytet”, është shprehur drejtori Feka.