Lajme

Nënshkruhen kontratat me 20 përfituesit e granteve në biznes

  • 13/07/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënshkruhen kontratat me 20 përfituesit e granteve në biznes

Në Muzeun e qytetit të Mitrovicës sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të kontratave të granteve në biznes me njëzet (20) përfitues, në kuadër të projektit “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, në partneritet në mes të Komunës së Mitrovicës me organizatën “Help Kosovo”.

Kontratat u nënshkruan nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza, përfaqësuesi i organizatës ”Help-Hilfe zur Selbsthilfe”, z.Gent Saraçi dhe përfituesit e projektit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, z.Elvis Feka dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja.

Kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, në fjalën e tij, pasi ka uruar përfituesit e granteve në biznes, ka theksuar se komuna do të vazhdoj me ofrimin e mundësive për gratë dhe të rinjët e Mitrovicës në realizimin e ideve kreative biznesore, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së aftësive të tyre biznesore dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.

Veprimataritë në të cilat kanë përfituar grante qytetarët e Mitrovicës janë; dizajn, programim, vitrazh, përpunim metali, shërbime të pastrimit, mekanik, rrobaqepësi dhe përpunim të brumërave.