Lajme
Nënkryetari Tahiri viziton Qendrën për Persona me Aftësi të Kufizuara në Mitrovicë “HANDIKOS”
- 03/12/2021
- By RTV Mitrovica
Për nder të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, dhe udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, të premtën kanë vizituar qendrën për persona me aftësi të kufizuara në Mitrovicë “HANDIKOS”.
Me këtë rast, drejtoresha e kësaj qendre, Myrvete Hasani, ka falënderuar nënkryetarin Tahiri për vizitën dhe interesimin e tij për personat me aftësi të kufizuara, ku më tutje ajo ka shpalosur gjendjen aktuale të kësaj kategorie të qytetarëve dhe për kushtet me të cilat vepron HANDIKOS-i në Mitrovicë.
Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, pasi dëgjoi disa nga vështirësitë me të cilat përballet kjo qendër, ai tha se kjo ditë le të shërbejë si thirrje apo ndërgjegjësim që të ndihemi të obliguar të punojmë akoma më shumë në përmirësimin e kushteve për këtë kategori të shoqërisë sonë.
Gjithashtu nënkryetari Tahiri ka theksuar se komuna do të jetë çdo herë pranë kësaj kategorie, qoftë me projekte apo me ofrimin e kushteve, integrimin si dhe trajtimin e tyre të barabartë në shoqëri.