Lajme

Nënkryetari Tahiri viziton punëtorinë e Mexhit dhe Nadire Hasanit nga fshati Frashër

  • 09/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari i Komunës, z. Arian Tahiri, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu, kanë vizituar punëtorinë e Mexhit dhe Nadire Hasanit, në fshatin Frashër të cilët përpunojnë prodhime nga pemët dhe perimet vendore të Mitrovicës.

Me rastin e kësaj vizite, nënkryetari Tahiri ofroj mbështetje institucionale në rritjen e bizneseve të tilla, që punësojnë gra dhe promovojnë produktet vendore.

Ai theksoi se është veçanërisht i kënaqur që ky biznes ka arritur të eksportojë produktet e tyre edhe në tregun evropian.

Përmes kësaj vizite, është theksuar rëndësia e përkrahjes së bizneseve lokale, veçanërisht atyre të përbërë nga fermerë prodhues të cilët ndikojnë në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe ekspozojnë produkte vendore në tregun ndërkombëtar.