Lajme

Nënkryetari Tahiri u takua me përfaqësuesit e komunitetit romë në Mitrovicë

  • 05/04/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari Tahiri u takua me përfaqësuesit e komunitetit romë në Mitrovicë

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni pritën në takim përfaqësues të komunitetit romë në Mitrovicë.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e komunitetit romë kërkuan që për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, me datën 8 prill, para objektit të komunës të ngritët flamuri i popullit romë, për të vazhduar më pas edhe me diskutime lidhur me realizimin e projekteve në të mirë të komunitetit romë në Mitrovicë.

Me këtë rast, nënkryetari Tahiri ofroi mbështetjen e tij në realizim e kërkesës së tyre si dhe i siguroi të pranishmit se do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe të institucioneve lokale, duke theksuar se çdo komunitet do t’i gëzojë të gjitha të drejtat dhe të ofrohen mundësi të barabarta për të gjithë.

Ndërsa, përfaqësuesit e komunitetit romë, falënderuan nënkryetarin Tahiri për gatishmërinë e tij të treguar në përmbushjen e kërkesës së tyre dhe vullnetin e treguar në realizimin e projekteve të cilat sigurojnë mirëqenie më të mirë për komunitetin romë në Mitrovicë.