Lajme

Nënkryetari Tahiri priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës

  • 18/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari Tahiri priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, së bashku me shefin e kabinetit, z. Valon Hetemi, sot kanë pritur në takim zv. kryeshefin e ASK-së, z. Ilir Berisha, menaxherin e Regjistrimit të Popullsisë në ASK, z. Avni Kastrati, koordinatorin e Regjistrimit të Popullsisë në ASK, z. Yll Shala dhe bashkëpunëtorët e tjerë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në këtë takim është biseduar lidhur me organizimin dhe përgatitjet e aktiviteteve të regjistrimit të popullsisë në vend.

Me këtë rast, përfaqësuesit e ASK-së kanë njoftuar nënkryetarin Tahiri se gjatë këtij viti ASK-ja ka planifikuar të filloj me regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, saktësisht nga data 1 shtator deri më 16 tetor 2023.

Regjistrimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar ligjërisht që t’i përgjigjen regjistrimit dhe të japin informata të sakta për çdo anëtar të familjes.
Nënkryetari Tahiri është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në arritjen e rezultatit të paraqitjes së gjendjes reale demografike në Komunën e Mitrovicës.