Lajme

Nënkryetari Tahiri priti në takim drejtuesit e shkollës “International Maarif Schools of Kosova”

  • 01/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari Tahiri priti në takim drejtuesit e shkollës “International Maarif Schools of Kosova”

Nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, ka pritur në takim drejtorin e shkollës “International Maarif Schools Of Kosova”, z. Mustafa Yilmaz, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe Këshillin e nxënësve të shkollës.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, z. Artan Berisha.

Në këtë takim kanë biseduar lidhur me dëmet e shkaktuara pas vërshimeve në qytetin e Mitrovicës dhe menaxhimin e saj nga komuna gjatë kësaj periudhe.

Drejtori i kësaj shkolle private z. Yilmaz, në emër të “International Maarif Schools Of Kosova”, ka shprehur gatishmërinë të mbështesë komunën dhe qytetarët e prekur nga këto vërshime, kjo falë iniciativës edhe të Këshillit të nxënësve.

Nënkryetari z. Arian Tahiri, ka falënderuar për përkrahjen e dhënë nga drejtuesit e kësaj shkolle për t’iu dalë në ndihmë familjeve që kanë nevojë pas dëmeve të pësuara nga vërshimet.