Lajme

Nënkryetari Tahiri nderon veprimtarin e çështjes kombëtare Ali Ahmeti

  • 23/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari Tahiri nderon veprimtarin e çështjes kombëtare Ali Ahmeti

Gjatë ditës së sotme, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, bashkë me drejtorët komunalë, miqtë dhe familjarët, bënë homazhe tek varri i Ali Ahmetit, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një prej organizatorëve kryesorë të protestave studentore të vitit 1997.

Nënkryetari z. Tahiri e çmoi vepren dhe kontributin e çmuar të dëshmorit Ali Ahmeti në çështjen kombëtare, duke e kujtuar si një figurë të shquar të historisë së Kosovës.

Tutje nënkryetari, z. Tahiri theksoi se Ali Ahmeti mbetet një nga ikonat më të rëndësishme të përpjekjeve për çlirimin e Kosovës dhe se ai është një shembull frymëzimi për brezat e rinj të vendit.