Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Nënkryetari Tahiri mori pjesë në “Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar” — RTV Mitrovica
Lajme

Nënkryetari Tahiri mori pjesë në “Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar”

  • 06/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari Tahiri mori pjesë në “Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar”

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, Elvis Feka dhe drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, kanë marr pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit Ekonomik Gjermano- Kosovar 2022.

Ky forum është organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft) me përkrahje të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Fokusi kryesor i këtij forumi ishte nxitja e investimeve në fushat me potencialin më të madh në Kosovë.

Gjithashtu vlen të theksohet se një grup investitorësh gjerman do të vizitojnë Komunën e Mitrovicës me datën 07.07.2022, të cilët do të priten në takim nga kryetari i komunës, Bedri Hamza.