Lajme

Nënkryetari Tahiri monitoroi punimet në shkollën “Andon Zako Çajupi”

  • 19/07/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, ka inspektuar punimet në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi”.

Gjatë kësaj vizite nënkryetari Tahiri ka bërë të ditur se pas përfundimit të renovimit të brendshëm, ka filluar edhe përmirësimi i infrastrukturës jashtë shkollës.


Tahiri shtoi se investimi në arsim është investimi më i qëlluar, ndërsa nga shtatori mësimdhënësit dhe 800 nxënësit e kësaj shkolle do të kenë ambiente më të mira për mësim.