Lajme
Nënkryetari Tahiri mbjell bimë gjelbruese në Qendrën “Nëna Terezë”
- 11/12/2023
- By RTV Mitrovica

Nënkryetari Tahiri mbjell bimë gjelbruese në Qendrën ‘Nëna Terezë’
Sot, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, ka bërë mbjelljen e bimëve gjelbruese në oborrin e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim ”Nëna Terezë’’.
Nënkryetari z. Tahiri, ka shprehur falënderimin e tij për drejtorin e kësaj qendre, z. Skender Avdiu, për iniciativën dhe përkushtimin në realizimin e këtij projekti, duke theksuar rëndësinë e ambientit të përshtatshëm dhe të pastër për zhvillimin e mësimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së nxënësve.
Ky veprim synon të ndikojë pozitivisht në mjedis dhe të krijojë një atmosferë të shëndetshme dhe frytdhënëse për të gjithë përdoruesit e kësaj qendre.