Lajme
Nënkryetari Tahiri ka vizituar OJQ-në “Mundësia”
- 10/05/2022
- By RTV Mitrovica
Nënkryetari Tahiri ka vizituar OJQ-në “Mundësia”
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar OJQ-në “Mundësia”, shoqatën e njohur të gruas në Mitrovicë, të cilën e drejton znj. Hasime Tahiri.
Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar diskutime produktive rreth çështjeve që e preokupojnë këtë organizatë dhe kontributit që mund të vazhdojë të jap komuna e Mitrovicës.
Me këtë rast, nënkryetari Tahiri ka thënë se komuna do ti qëndrojë pranë të gjitha OJQ-ve në Mitrovicë, për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.