Lajme
Nënkryetari Tahiri ka vizituar fermerin Zymber Rrustemi
- 30/05/2024
- By RTV Mitrovica
Nënkryetari Tahiri ka vizituar fermerin Zymber Rrustemi
Gjatë ditës së djeshme, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu, kanë bërë një vizitë në fermën e një prej fermerëve të shquar të qytetit, z. Zymber Rrustemi.
Në fund të vitit të kaluar, Komuna e Mitrovicës ka ofruar mbështetje për z. Rrustemi duke furnizuar fermën e tij me mbjellës misri me pneumatik. Kjo ndihmë ka shërbyer në përmirësimin e produktivitetit dhe efikasitetit të punës së tij bujqësore, duke e bërë atë të jetë më konkurrues në treg.
Nënkryetari Tahiri, gjatë këtij takimi e ka shprehur falënderimin e tij për punën e palodhshme të fermerit dhe i ka siguruar atij se qeverisja lokale do të jetë gjithmonë në anën e bujqve dhe do t’i ofrojë mbështetje të vazhdueshme për të avancuar sektorin bujqësor.