Lajme

Nënkryetari Tahiri inspekton punimet për shtrirjen e kanalizimit në fshatin Shupkovc

  • 25/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari Tahiri inspekton punimet për shtrirjen e kanalizimit në fshatin Shupkovc

Në fshatin Shupkovc, konkretisht në rrugën në afërsi të shkollës para disa ditësh kanë filluar punimet në vendosjen e gypave të kanalizimit.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, sot kanë inspektuar nga afër punimet të cilat po realizohen në ndërtimin e kanalizimit.

Ata janë shprehur të kënaqur me punët e kryera deri më tani, duke thënë se përveç vendosjes së gypave do të bëhet mbulimi dhe rregullimi i asaj pjese me gjelbërim, me ç’ rast do të krijohet një pamje e mirë, por edhe do të evitohen problemet kyçe për banorët siç janë pastrimi i mbeturinave, si dhe krijimi i sigurisë tek fëmijët që kalojnë rrugën deri tek shkolla.

Vlen të potencohet se për këtë intervenim nga ana e komunës, banorët e fshatit Shupkovc janë shprehur tejet falënderues dhe e kanë vlerësuar mjaft të rëndësishëm.