Lajme

Nënkryetari Tahiri dhe drejtori Tmava inspektojnë kubëzimin e rrugës në Rekë

  • 08/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari Tahiri dhe drejtori Tmava inspektojnë kubëzimin e rrugës në Rekë

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në kuadër të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore ka filluar kubëzimin e rrugës në fshatin Rekë e cila është duke u realizuar përmes projektit “Ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve me kubëza betoni”, falë financimit të komunës.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar nga afër punimet.

“Ne si Komunë e Mitrovicës, jemi të fokusuar që të rrisim cilësinë e infrastrukturës në qytetin e Mitrovicës dhe shpresojmë që rregullimi i kësaj rruge dhe rrugëve tjera të lehtësoj jetën e qytetarëve dhe të ketë impakt pozitiv në zhvillimin e qytetit tonë” është shprehur drejtori Tmava.