Lajme
Nënkryetari Tahiri bëri homazhe për dëshmorët Sejdullah Dibrani, Avni Dibrani dhe Sali Sejdiu
- 23/09/2023
- By RTV Mitrovica

Nënkryetari Tahiri bëri homazhe për dëshmorët Sejdullah Dibrani, Avni Dibrani dhe Sali Sejdiu
Nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, sot kanë bërë homazhe tek varrezat e dërshmorëve Sejdullah Dibrani, Avni Dibrani dhe Sali Sejdiu.
Përmes këtyre homazheve, përfaqësuesit komunal kanë përkujtuar sakrificën sublime të heronjve të kombit të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Ndërsa, nënkryetari z. Tahiri e vlerësoi lartë kontributin dhe vepren e këtyre heronjve, në luftën për liri.