Lajme
Nënkryetari Arian Tahiri inspekton punimet në disa projekte infrastrukturore
- 20/06/2022
- By RTV Mitrovica
Nënkryetari Arian Tahiri inspekton punimet në disa projekte infrastrukturore
Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, sot kanë inspektuar punimet në disa nga projektet infrastrukturore që janë në realizim e sipër në qytet.
Ata kanë përcjell nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në sanimin e gropave në rrugën “Ahmet Selaci”, si dhe punimet për ndërtimin e rrugës “Elbasani” në afërsi të Liqenit Akumulues me kubëza betoni.
Me këtë rast, nënkryetari Tahiri gjatë inspektimit ka potencuar se të gjitha projektet infrastrukturore do të mbikëqyren maksimalisht, në mënyrë që këto punime të realizohen në bazë të standardeve dhe të jenë kualitative.