Lajme
Në Zasellë të Mitrovicës fillon ndërtimi i ballkonit panoramik
- 10/08/2023
- By RTV Mitrovica

Qytetit të Mitrovicës sëshpejti do t’i shtohet edhe një pikë turistike.
Bëhet fjalë për ballkonin që ka filluar sot të ndërtohet në Zasellë e prej ku qytetarët mund të shohin gjithë qytetin.
Aty do të ndërtohet edhe një sheg i ecjes thanë drejtuesit komunal që morën pjesë në ceremoninë e vënjes së gurthemelit.
Ky projekt do të ndihmoj në zhvillimin e turizmit në Mitrovicë tha drejtori për zhvillim ekonomik në komunë Elvis Feka
Në vendpunishte doli edhe kryetari Bedri Hamza dhe zyrtarë të tjerë komunal.
Hamza u shpreh i lumtur për fillimin e realizimit të këtij projekti, për të cilën tha se do të jetë nga vendet më të mira dhe më të frekuentuara në qytetin e Mitrovicës.
Drejtori Elvis Feka, tha se ideja për realizimin e këtij projekti është iniciuar nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm dhe ka rëndësi të veçantë në zhvillimin e turizmit si dhe do të jetë një vlerë e shtuar për qytetin e Mitrovicës.
Ky projekt po realizohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëfinancimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, vlera e të cilit është 250,000.00 euro.