Lajme

Në Suhadoll dhe “Lagja e Doktorëve” u zgjodh Këshilli dhe kryetari i fshatit

  • 29/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Suhadoll dhe “Lagja e Doktorëve” u zgjodh Këshilli dhe kryetari i fshatit

Në Suhadoll dhe “Lagja e Doktorëve” është mbajtur tubimi me qytetarë për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të këshillave lokale të fshatrave.

Kryetar i këshillit u zgjodh Muhedin Ibishi, ndërsa këshilli i lagjes do të ketë në përbërje gjithsej 9 anëtarë.

Ky proces i përzgjedhjes është realizuar përmes pjesëmarrjes së nënkryetarit të komunës, z.Arian Tahiri dhe anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, znj.Xhyljeta Morina Imeri, znj.Majlinda Kurti dhe znj.Valbona Sadiku.