Lajme

Në Spitalin e Mitrovicës asnjë pacient i shtrirë me COVID

  • 12/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 12 nëntor 2021, janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga ta 12 të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 24 të tjerë janë post covid”thuhet në një njofim në Facebook të SHSKUK-së.
Sipas këtij njoftimi me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient.
Ndërkohë numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme është si vijon:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë